Sport

EKSKLUZIVE: FC Malisheva përforcohet me këtë sulmues

FC Malisheva është klubi që siguroi pjesëmarrjen në Superligën e Kosovës për sezonin e ri (2021/22), për herë të parë në histori të klubit, shkruan Zeri.info.

Ky klub tashmë ka filluar të organizohet për sezonin e ri, teksa ka siguruar edhe një përforcim.

“Zeri.info” nga burime mirë të informuara merr vesh se FC Malisheva ka siguruar shërbimet e Yoan Marc-Olivier.

Marc-Olivier gjatë stinorit pranveror ishte pjesë e klubit nga Liga e Parë, FC Istogut, ku arriti të shënoi shtatë gola.

20-vjeçari ka nënshtetësi angleze, teksa mund të luaj në të dy krahët e sulmit.

Vlen të theksohet se Yoan Marc-Olivier në të kaluarën ka qenë pjesë e klubit të madh anglez Tottenham Hotspur, te grupmoshat U-18.

Postime të ngjajshme
Sport

Publikohet ranglista e re e FIFA-së, ja ku rënditet Kosova

Sport

Superlajm për Edon Zhegrovën

Sport

Aguero arrin te Barcelona dhe shpenzon gjysmë milioni euro për të blerë një veturë të re

Sport

Vëllaznimi bën goditjen e radhës në merkato