Sport

Ekskluzive: Ersil Ymeri transferohet te skuadra e njohur shqiptare

Klubi Futbollistik “Llapi” dhe mesfushori i njohur shqiptar, Ersil Ymeri i kanë ndarë rrugët me marrëveshje të dy anshme.

Ymeri ishte paraqitur në sezonin e fundit për skuadrën llapjane ku la gjurmë duke realizuar nëntë gola dhe duke asistuar dy herë.

Kurse, siç merr vesh Gazeta “Sheshi” 26-vjecari ka arritur marrëveshje me nënkampionin e Shqipërisë, Kukësin.

“Sheshi” merr vesh gjithashtu se klubi llapjan me në krye Tahir Batatinën, flet-lëshimin futbollistit ia kanë lëshuar vetëm për në Shqipëri.

Ymeri më parë ka mbrojtur ngjyrat e Kastriotit, Kamzës, Laçit.

Postime të ngjajshme
Sport

Ndeshja mes Feronikelit dhe Llapit u përcoll nga personi i rëndësishëm i UEFA-së, ja arsyeja pse ai është në Kosovë

Sport

Ramadani flet për përballjen me Ballkanin, ka disa fjalë edhe për gjyqtarin Dardan Çaka

Sport

Shënoi supergol në ndeshjen e sotme, flet Yll Hoxha

Sport

Feronikeli më në fund fitoi, tani kjo është skuadra më e dobët e 5 javëve të fundit në Superligë