Sport

EKSKLUZIVE: Dy yjet e skuadrës largohen nga Ballkani

Klubi Futbollistik “Ballkani” ndodhet në një tranzicion të vërtetë. Largimi i trajnerit Ismet Munishi ka sjellur “fortunë” në klubin nga Suhareka, pasi që pas tij edhe shumë të tjerë kanë paketuar valixhet për t’u larguar nga Suhareka, shkruan Gazetasheshi.com.

Me Munishin ka ikur edhe ndihmësi i tij, Agim Maliqi, ndërkohë që largime ka edhe në organikën e ‘portokallinjëve’.

Gazeta “Sheshi” raporton ekskuzivisht që dy yjet e skuadrës, Roni Gashi dhe Liridon Fetahaj tashmë janë larguar nga Ballkani.

Megjithëse ende nuk është zyrtarizuar largimi i tyre dhe kontratat nuk janë zgjidhur, tashmë mësohet se dy lojtarët janë ‘daljet’ e radhës nga ‘Alcatrazi’ i famshëm.

Gashi ishte transferuar te Ballkani një vit më parë nga Teuta e Durrësit, por pa arritur të fitoj një pozitë të titullarit.

 

Ndërkohë, Fetahaj ishte transferuar nga FC Prishtina, teksa ndodhej i huazuar te Liria e Prizrenit.

Fetahaj kishte disa paraqitje të mira te suharekasit edicionin e kaluar.

 

Dy futbollistët prizrenas nuk janë largimet e vetme, pasi që nga skuadra pritet të ketë edhe ndryshime të tjera.

Kujtojmë që ditë më parë nga skuadra u largua edhe ‘gardiani’ Armend Rugji, i cili gjithashtu vjen nga qyteti i Prizrenit.

Postime të ngjajshme
Sport

Trepça ’89, shembull për ekipet tjera në biznesin e transferimeve

Sport

Allegri rikthehet në Serie A, arrin marrëveshje me këtë klub

Sport

Futbollisti i Prishtinës surprizohet për ditëlindje në Antalia

Sport

Portieri kroat rrëfehet për përvojën e re te Llapi