Sport

Ekskluzive: Dy skuadra të mëdha nga Shqipëria, futen në garë për transferimin e Lassine Traore

Ish futbollisti i Trepçës ’89, Lassine Traore, ende është nè pritje të vizave për tu transferuar te ndonjë skuadër evropiane, shkruan BlicMedia.

Futbollisti nga Mali është ende dëshira e madhe e disa skuadrave të njohura evropiane si Ajaccio, Lille, Westerlo, Malmo, Dinamo Zagreb, Hajduk Split, Boavista dhe Standard Liege.

Sipas burimeve të sigurta të BlicMedia, së fundmi oferta në drejtim të Traore kanë dërguar edhe dy skuadrat e mëdha nga Shqipëria.

Bëhet fjalè për Tiranën dhe Kukësin të cilat janë të interesuara për shërbimet e futbollistit nga Mali.

Se skuadrat e mëdha evropiane janë jashtëzakonisht të interesuara pèr Traore e konfirmon edhe mediumi i njohur francezë, Footmercato, e cila i ka kushtuar njè lajm ekskluzivë, ish futbollistit të Trepçës ’89.

Kjo media ndër të tjera shkruan edhe për bllokimin e transferimit të Traore në Evropë, për shkak të Covid 19. /A.G/BlicMedia.net

Postime të ngjajshme
Sport

A do të luaj Myrto Uzuni sonte kundër Barcelonës?

Sport

Dallku dhe Tamniku në procedurë displinore

Sport

Superliga e Kosovës rikthehet në aksion

Sport

Liga e Kampionëve: Edicioni i ri fillon sonte me disa super ndeshje