Sport

EKSKLUZIVE: Ballkanit i’u bllokua merkatoja për futbollistin Avdic, ja shuma që i kanë borxh suharekasit

Klubi Futbollistik “Ballkani” ndodhet i bllokuar për momentin nga FIFA për të transferuar futbollistë. Institucioni më i lartë futbollistik i ka vendosur sanksione klubit nga Suhareka për shkak të obligimeve të pashlyera ndaj futbollistit Demir Avdic, shkruan Gazetasheshi.com.

Avdic ka paditur kohë më parë klubin e Ballkanit për shkak të shkëputjes së kontratës në mënyrë të njëanshme në janarin e vitit 2019. Futbollisti nga Novi Pazari e kishte dërguar lëndën në FIFA dhe e kishte fituar pas disa muajve.

Gazeta “Sheshi” ka mësuar ekskluzivisht kontratën e Avdic, të cilën e kishte bërë me klubin nga Suhareka. 30 vjeçari kishte ‘firmosur’ një kontratë një vjeçare me një pagë mujore prej 900 euro, si dhe të gjitha shpenzimet e tjera të hequra.

Në këtë mënyrë lojtari pretendon t’i marrë gjithsej 10,800 euro në total, plus dëmshpërblim nga klubi për prishjen e kontratës në mënyrë të njëanshme.

Futbollisti pretendon se shkëputja e kontratës në mënyrë të njëanshme e ka dëmtuar atë në aspektin personal, pasi që nuk ka mundur të gjejë ekip në ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Avdic ishte larguar pas vetëm 15 ditëve të kaluara te Ballkani, derisa në komunikatën e klubit thuhej se futbollisti nuk ishte në planet e trajnerit Sami Sermaxhaj.

Aktualisht ai ka ‘firmosur’ për ekipin indian Chennai City, teksa pritet të marrë gjithë paratë e pretenduara nga FC Ballkani, pasi që në të kundërtën klubi i Suharekës mbetet pa merkato.

Postime të ngjajshme
Sport

Llapi fiton takimin e parë në Antalya

Sport

Historike: Ky është futbollisti i parë që transferohet përmes monedhës virtuale Bitcoin

Sport

Zbulohet paga e majme mujore e sulmuesit finlandez të Tiranës

Sport

Futbollisti kosovar do të takohet me Papa Françeskun