Sport

Ekskluzive: Arbëria nuk luan as në pranverë në Lipjan, ky është stadiumi që kanë zgjedhur për ndeshjet si vendas

Arbëria po zhvillon sezon fantastik ani pse nuk ka mundësinë për të luajtur si vendas në shtëpi.

Skuadra nga Dobraja e Lipjanit luajti takimet e fazës së parë në dy stadiume të ndryshme, “Agron Rama” i Obiliqit ishte fillimisht shtëpija e tyre për të kaluar më pas edhe në “Xhemail Ibishi” për ndeshjet e fundit të dimrit, shkruan Gazeta Olle.

Kur stinori pranveror është afër startit, drejtuesit e klubit e kanë të qartë se ndeshjet nuk do të munden t’i zhvillojnë edhe më tutje në Lipjan përshkak të cilësisë së dobët të terrnit artificial.

E në këtë rast ata janë detyruar të zgjedhin një stadium të ri ku do të zhvillojnë ndeshjet si vendas.

Drejtori Sportiv i skuadrës, Labinot Gashi e ka konfirmuar për “Gazetën Olle” se ndeshjet e pranverës skuadra do t’i zhvillojë në stadiumin me bar sintetik në Ferizaj.

 

“Fatkeqësisht përsëri nuk do kemi mundësinë që të luajmë si vendas në qytetin tonë, për stinorin pranveror kryesia dhe skuadra kanë zgjedhur që takimet si nikoçire t’i luajmë në stadiumin sintetik në Ferizaj, pra sipas të gjitha gjasave do të zhvillojmë ndeshjet tona aty” – u shpreh Gashi për “Olle”.

Arbëria pranverën e nis kundër Feronikelit në një takim të vlefshëm për raundin e 1/8-ës së Kupës së Kosovës, takimi sipas protokolleve të FFK-së do të luhet në Ferizaj.

Postime të ngjajshme
Sport

Dhjetë transferimet më të shtrenjta ta dala nga Shqipëria: Skënderbeu ‘mbret’, Tirana ka mbetur prapa

Sport

Dy ndeshje interesante në Superligë, vëmendja në Drenicë

Sport

Shpëtim Idrizi tregon si e mposhti Llapin

Sport

Batatina tregon si e humbën ndeshjen ndaj Trepçës ’89