Sport

EKSKLUZIVE: Agon Llugiqi bëhet me ekip të ri

Klubi Futbollistik “Onix” është njëra ndër skuadrat më të organizuar në Ligën e Parë të futbollit kosovar.

Skuadra nga Banja e Pejës tashmë ka filluar të përgatitet maksimalisht për sezonin e ri i cili pritet të jetë mjaftë i nxehtë.

Gazeta “Sheshi” mëson ekskluzivisht se KF Onix sot ka arritur marrëveshje me futbollistin e njohur, Agon Llugiqi.

Llugiqi së fundmi ka mbrojtur ngjyrat e KF Arbëria ku kishte paraqitje shumë të mira në Superligën e Kosovës në futboll.

Zyrtarizimi i futbollistit pritet të bëhet shumë shpejtë.

KF Onix përmes organizimit të mirë dhe ekipit cilësor synon që të inkuadrohet ne Superligën e Kosovës.

Postime të ngjajshme
Sport

Ahmeti tregon kur do të hapet stadiumi i ri në Lipjan, Rizani e kundërshton atë fuqishëm

Sport

Ndodh edhe kjo: Është 60 vjeç, zëvendëspresident, i kërkuar nga Interpoli dhe debuton në futbollin profesionist

Sport

Plotë ndryshime, ky pritet të jetë formacioni i Realit ndaj Mallorcas

LajmeSport

Ideja interesante e Përparim Ramës për stadiumin “Fadil Vokrri”