Sport

Ekskluzive: Agim Sopi flet për transferimin e Traore te skuadra suedeze

Ish futbollisti i Trepçës ’89, Lassine Traore ka nënshkruar kontratè tre vjeçare me skuadrën suedeze Osterlen FF, e cila udhëhiqet nga ish-trajneri i Feronikelit, Agim Sopi.

E për këtë transferim ekskluzivisht për BlicMedia, ka folur trajneri Agim Sopi.

“Edhe përkundër asaj që për futbollistin kanë qenë të interesuara disa klube nga Kosova, Shqipëria, Kroacia ( Hajduk Split) dhe Portugalia (Boavista)ne arritëm ta sjellim Traoren te skuadra e jonë”, ka thënë fillimisht Sopi.

“Lassine Traore ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me Osterlen FF. Ai te skuadra suedeze do të qëndrojë deri sa ta bëjë hapin e madh të radhës në karrierë”.

“Traore është një super futbollist i cili mund tè paraqitet në disa pozita. Ne presim që Traore do e ndihmoj klubin drejt synimeve tona e që ështè inkuadrimi në një rang më të lart të garave”, ka deklarur trajneri Agim Sopi për BlicMedia..

Postime të ngjajshme
Sport

Ish-futbollisti i Dritës triumfon në Kupën e Lituanisë, thotë se është koha për një aventurë të re

Sport

Trajneri shqiptar harron Koronavirusin, rikthehet në stërvitje me skuadrën e tij

Sport

Rrëfimi special i shqiptarit: Si u futa në suitën e Maradonës, vinte në Tiranë për 100 mijë euro

Sport

Batatina mbështet delegimin e gjyqtarëve të rinj në Superligë