Lajme

Ekskluzive: Agim Bahtiri bashkohet me LVV

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri do t’i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Gazeta Express.

Burime të Gazetës Express kanë bërë të ditur se Bahtiri i cili momentalisht është anëtar i AKR’së së Behgjet Pacollit, këtë të premte do t’i bashkohet VV’së së Albin Kurtit.
Por, ai nuk do të aderojë i vetëm, bashkë me Bahtirin do të anëtarësohen edhe 600 aktivistë të rinj në Vetëvendosje.

Gjatë muajit maj të këtij viti Bahtiri  e ka shoqëruar Albin Kurtin në tri komunat Veriore të Mitrovicës.

Bahtiri edhe më parë kishte konfirmuar se është larguar nga partia e Behgjet Pacollit.

Express më datë 25 korrik të këtij viti kishte pyetur të parin e Mitrovicës për koalicione të mundshme parazgjedhore, ai ishte përgjigjur se për këtë pyetje duhet të adresohemi të organet e AKR’së, duke e përjashtuar vetën e tij.

“Unë nuk merrem më me AKR’në, pyetni organet e AKR’së, jo mua”, kishte deklaruar Bahtiri.

E arsyeja pse ai nuk kishte pranuar të deklarohet ishte sepse sipas Bahtirit ai nuk ishte më pjesë e AKR’së.

“Unë nuk jam më me AKR’në, nuk jam më në partinë e Behgjet Pacollit”, ishte përgjigjur Bahtiri.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat