Sport

Ekipi i xhudos nis nesër misionin për medalje në garën më të rëndësishme të vitit

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Ekipi i xhudos nis nesër misionin për medalje në garën më të rëndësishme të vitit.

Ekipi i xhudos nesër (e diel) do të nis misionin për medalje në kampionatin botëror, që mbahet në Tokio të Japonisë.

Ekipi ynë përfaqësohet me pesë bursistët Olimpikë, që me sukses po e ndjekin normën Olimpike Tokio 2020: Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Loriana Kuka dhe Akil Gjakova.

Nesër garon Distria (-48 kg), të hënën Majlinda (-52 kg), të martën Nora (-57 kg) e Akili (-73 kg), ndërsa të premten Loriana (-78 kg). Garat e nesërme fillojnë në ora 04 pas mesnatës (e diel), me kohën tonë lokale, ndërsa të hënën fillojnë në ora 03:00 pas mesnatës. Blloku final zhvillohet prej orës 12:00 me kohën tonë lokale.

Sot është hedhur shorti dhe gjithë ekipi ynë ka kaluar raundin e parë pa luftë. /BlicMedia.net

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv