Sport

Ekipi i meshkujve në beach volley mbyll garat në LMR Patra 2019

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Ekipi i meshkujve në beach volley mbyll garat në LMR Patra 2019 në top 12-she.

Ekipi i meshkujve në beach volley ka mbyllur sot garat në Lojërat Mesdhetare në Rërë Patra 2019.

Ekipi ynë në përbërje: Faton Mustafa e Armend Berisha, të prirë nga trajneri Bahri Gjinovci, pësuan humbje sot nga Greqia 1, 2:0 në sete (21:11 dhe 21:16), në ndeshjen që vlente për kualifikim në çerekfinale.

Kosova e mbyll garimin në beach volley me arritje në top 12-she, pas fitores që shënoi sot ndaj Andorrës 2:0.
Një ditë më herët, edhe vajzat mbyllën garat, duke pësuar dy humbje ndaj kundërshtareve të forta si Sllovenia e Franca, me të cilët bënë paraqitje të mirë dhe deri diku ishin rivale të barabarta.

Ekipi i vajzave u përbë nga dyshja: Valmire Ramadani e Dhuratë Sylejmani, me trajneren Vildane Jashari.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv