Sport

Ekipi i Kosovës parakaloi në ceremoninë hapëse të LMR Patra 2019

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Janë hapur edhe zyrtarisht Lojërat e dyta Mesdhetare në Rërë, Patra 2019, të cilat prej sot e deri më 31 gusht do të mbahen në Patra të Greqisë.

Bartës i flamurit për ekipin Olimpik të Kosovës ishte notari, Arti Krasniqi.
20 vjeçari, që për herë të parë do ta përfaqësojë Kosovën në një garë ndërkombëtare, do të garojë në disiplinën 5 km në ujëra të hapura.

Ceremonia u hap nga ministri i Sportit të Greqisë Lefteris Avgenakis, ndërsa me një fjalë rasti të pranishmëve iu drejtua edhe presidenti i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, Amar Addadi.

Ceremonia u mbajt në stadiumin e futbollit në rërë, në prani të mijëra shikuesve.

Kosova në Patra 2019 po përfaqësohet me pesë sportistë. Krahas notarit Krasniqi, pjesëmarrës janë edhe dy ekipet e beach volleyt: Dhuratë Sylejmani e Valmira Ramadani dhe Faton Mustafa e Armend Berisha.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv