Sport

Ekipi i Kosovës i gatshëm për sukses në Tokio

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Xhudistë nga mbarë bota janë vendosur në Tokio të Japonisë, ku të dielën fillon Kampionati Botëror për vitin 2019.

Në mesin e 860 xhudistëve janë edhe pesë garuesit e Kosovës: Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Akil Gjakova e Loriana Kuka.

Të premten, ekipi i Kosovës ka bërë akreditimin, të shtunën (sot) xhudistët mësojnë kundërshtarët, ndërsa në mbrëmje ka matjen zyrtare Distria Krasniqi, transmeton Koha Ditore.

Krasniqi është e vetmja xhudiste e Kosovës që garon të dielën, në ditën e parë të Botërorit. Ajo garon në kategorinë deri 48 kilogramë.

Të hënën garon Majlinda Kelmendi në kategorinë deri 52 kilogramë, ndërsa të martën Nora Gjakova në kategorinë deri 57 kilogramë dhe Akil Gjakova në kategorinë deri 73 kilogramë.

Gara e Kosovës përmbyllet të premten, kur në tatami del Loriana Kuka në kategorinë deri 78 kilogramë.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv