Sport

Ejupi i kundërvihet Haradinit, tregon se si ndryshuan aksionet në FC Prishtinë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Presidenti i Prishtinës, Remzi Ejupi, e ka sqaruar situatën rreth aksioneve në klub bardhekaltër, pas pretendimeve mes aksionarëve se kush ka më së shumti aksione në klub.  

 Pas reagimit të Rrahman Haradinit rreth aksioneve në FC Prishtina, sipas së cilit ai është aksionari më i madh në klub me 34.8 për qind, Insporti.com ka kontaktuar presidentin e skuadrës, Remzi Ejupin, i cili lidhur me këtë çështje, është shprehur:

“Së pari është mirë të dihet çka është Shoqëria Aksionare. Gjendja e aksioneve ndryshon vazhdimisht dhe duhet ditur për secilin aksionar se kur i kanë përtërirë aksionet. Është e natyrshme që ata që nuk i përtërijnë, ngecin. Kjo mund të vërtetohet shumë lehtë në ARBK (Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës), ndërsa pasqyra e paraqitur në mediume në e vitit 2015 ose 2016”.

Ejupi ka shtuar se pasqyra e aksioneve ndryshon vazhdimisht, sepse klubi ka nevojë që investimet të rriten.

“Vetëm për paga na duhen rreth 60 mijë euro në muaj, ndërsa disa nga aksionarët kanë harruar kur kanë investuar diçka. Nëse mendojmë të arrijmë atje ku e kemi synimin, ne duhet të gjejmë edhe investitorë të rinj, sepse kemi nevojë për forca të reja, ndërsa sa u përket aksioneve, ato sigurisht që qëndrojnë aty, por askush nuk mund të pretendojë se renditja mbetet e njëjtë”, ka theksuar Ejupi, duke shtuar se ai, së bashku me vëllain e tij tashmë kanë rreth 2 milionë vlerë në aksione, ndërsa që shuma e përgjithshme është 3.6 milionë.

Ejupi ka sqaruar se Rrahman Haradini jo vetëm që nuk i ka përtërirë aksionet, por në klub kanë informacione se ai dhe disa aksionarë të tjerë janë interesuar t’i shesin aksionet e tyre.

Ai ka bërë të ditur se do të ketë reforma në klub, pasi janë disa investitorë vendorë dhe ndërkombëtarë për të investuar në skuadrën e Prishtinës.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv