Sport

Egzon Sinani: Askush nuk ka të drejtë të ma humbë nderin dhe djersën

Ballkani dhe Llapi u takuan gjatë mesjavës në Suharekë, në kuadër të xhiros së 31-të të Superligës.

Ndeshja u mbyll me rezultatin 1-0, por është një nga më të komentuarat gjatë këtij sezoni për shkak të tensioneve të mëdha të krijuara në fushë, shkruan Gazeta Olle.

Nga situata e krijuar, më së keqi ka kaluar futbollisti i Ballkanit, Egzon Sinani, i cili është me prejardhje nga Llapi. Ai pas ndeshjes mori shumë mesazhe fyese nga llapjanët, madje iu bë me dije se nuk është i mirëpritur të kthehet në vendlindje.

Ndaj kësaj ka reaguar vet Sinani i cili ka thënë se askush nuk mundet t’ia humbë djersën që ka derdhur ne fanellën e Llapit.

“Askush nuk ka të drejtën të ma humbë nderin dhe djersën që kam bërë për ekipin e vendlindjes sime, jam krenar që kam bartur fanellën e këtij ekipi!”, ka shkruar Sinani.

Postime të ngjajshme
Sport

Dukagjini – Llapi: Kjo skuadër rrëmben trofeun e Kupës së Kosovës

Sport

Ka gol në finalen, Dukagjini – Llapi

Sport

Milani me një këmbë në Ligën e Kampionëve

Sport

Formacionet zyrtare: Dukagjini – Llapi