Sport

Egzon Krasniqi mbyll bashkëpunimin me Lirinë, gati për një aventurë të re

Klubi Futbollistik “Liria” dhe futbollisti Egzon Krasniqi tashmë kanë ndarë rrugët edhe zyrtarisht, raporton Gazetasheshi.com.

Me marrëveshje të dyanshme palët kanë ndërprerë bashkëpunimin pas vetëm gjashtë muajsh.

Drejtuesit e Klubit Futbollistik “Liria” i kanë uruar suksese Krasniqit në karrierën e tij, ndërkohë që futbollisti tashmë ka mbetur i hapur për të kërkuar aventura të reja.

Përpara transferimit te Liria, futbollisti kryeqytetas ishte pjesë e disa skuadrave kosovare si Kosova e Prishtinës, Flamurtari dhe Llapi.

Kujtojmë që në klubin prizrenas priten të ndodhin ndryshime të shumta, sikurse në organikën e skuadrës, po ashtu edhe në strukturat drejtuese të klubit.

Postime të ngjajshme
Sport

Armando Broja gjen sërish golin

Sport

Vendoset se në sa shtete do të luhen ndeshjet e Euro2021

Sport

Ibrahim Dreshaj tregon klasin e tij, asiston në golin e dytë të Heerenveeen ndaj Feyenordit

Sport

Burreli i Samuel Nikajt triumfon pastër ndaj 2 Korrikut në Durrës