Sport

Edvin Kuç merr një vendim të madh për të ardhmen

Skuadra e Ballkanit përveç sukseseve në fushë këtë kampionat, ajo po e vazhdon punën edhe për të ardhmen.

Njëri nga mesfushorët më të mirë në futbollin kosovar Edvin Kuç do të jetë edhe për tri vite pjesë e Ballkanit.

Lajmin për “Zeri.info” e ka konfirmuar trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi.

Kuç ka pasur një performancë të jashtëzakonshme edicionin e kaluar te Ballkani, derisa ndihmoi edhe Gjilanin në garat ndërkombëtare dhe kjo ka bërë që ekipi nga Suhareka ta “blindoi” atë.

Ballkani aktualisht i prinë renditjes tabelare me 13 pikë, ku në 5 ndeshje ka 4 fitore e një barazim dhe llogaritet pretendenti kryesor në luftë për titullin e kampionit.

Postime të ngjajshme
Sport

Prishtina – Gjilani, formacionet zyrtare

Sport

SUPERLIGA LIVE: Prishtina – Gjilani & Trepça ’89 – Ballkani

Sport

Trepça ’89 – Ballkani, këto janë kuotat e bastoreve

Sport

McGregor tallet keq me Gaethjen që u mposhtë mbrëmë nga Khabibi