Sport

“Edon Zhegrova, krenaria jonë”, “Dardanët” i këndojnë yllit të ri të Kosovës

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Tifozët e Kosovës, “Dardanët” e kanë konfirmuar simpatinë e tyre për yllin e ri të Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova.

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, të cilën e ka shpërndarë edhe vetë futbollisti i Baselit, shihet futbollisti ofanziv në fanclubin e ri të “Dardanëve”, të cilët i këndojnë atij: “Edon Zhegrova, krenaria e jonë”.

Zhegrova kishte shpërthyer vitin e kaluar duke shënuar dy gola për Kosovën në ndeshje miqësore.

Duke i pasur parasysh mungesat e shumta të Verdhekaltërve për ndeshjet e shtatorit ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë, Zhegrova mund të jetë titullar.

E gjithë Kosova beson ende në super-talentin kosovar, i cili njihet edhe si “Messi i Kosovës”.

Shpresojmë që ai t’i tregojë vlerat e tij në ndeshjen e së shtunës ndaj çekëve në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv