Djaloshi nga Peja, Edmond Zefi, më 5 Tetor (e shtunë) do të ngjitet sërish në ring në një ndër eventet më të fuqishme që zhvillohen në Glatbbrugg në Zvicerr, shkruan BlicMedia.
Zefi do të ndeshet me serbin, Marko Petrovic, një boksier shumë i papërshtatshëm.
Por ky fakt aspak nuk e frikëson shqipen i cili me anë të një postimi në Instagram ka bërë të ditur se është gati për këtë përballje.
Ndryshe, Edmond Zefi në karrierën e tij katër herë ka qen kampion i Kosovës, poashtu sportist i dalluar në Kosovë, fitues i shumë turneve në Kosovë si dhe aktiviteteve ndërkombëtare. Po ashtu edhe përfaqësues i Kosovës në kampionat Evropian. /BlicMedia.net