
Qëndermbrojtësi i njohur, Edmond Turku ka mbetur futbollist i lirë.
Edmond Turku pas largimit nga Drenica, ishte pjesë e Trepçës, por pas përfundimit të sezonit vjeshtor, vendosi të largohej edhe nga klubi mitrovicas.
Ai gjatë kësaj kohe ishte në kontakte me klubin nga Liga e Parë, A&N.
“Po, jam taku me klubin A&N, por nuk kemi gjetur pajtueshmëri”, tha fillimisht Edmond Turku për ‘GazetaBlic Sport’.
Më pas ai foli edhe për të ardhmen e tij, ku potencoi se po pret ofertat për t’i shqyrtuar.
“Tani po presim çfarë po na sjellë afati i janarit”, përfundoi Edmond Turku.