Lajme

Edi Rama zbulon emrat e familjëve që do të marrin pension/ Live

Këshilli i Ministrave në Shqipëri ka zhvilluar mbledhje të jashtëzakonshme mëngjesin e sotëm.

Me këtë rast Rama ka bërë të ditur se cilat janë familjet e prekura nga tërmeti që do të marrin pension të posaçëm, transmeton Indeksonline.

“Sot miratojmë dy projektvendime si fillim për një trajtim të posacëm financiar lidhur me fatkeqët më të mëdhenj në këtë histori që kanë nevojë për një ndihmë me karakter të përhershëm, për të gjithë jetën. Si rezultat tragjedisë që u ka shkatërruar familjen dhe për ata që janë në moshë të thyer dhe përvec pensionit të tyre duhet të ndihmohen me një trajtim plus sa tetëfishi i pensionit social dhe i barabartë me pensionin e posaçëm që në masën më të lartë shkon në 60 mijë lekë të reja”.tha Rama.

Cara, Lala, Rexhepi, janë vetëm disa nga familjet që do të marrin këtë pension.

“Atëherë lista që përfitojnë nga 100; Lindita Cara, e cila përfiton 100 mijë lekë në muaj, për Albert Carën gjithë jetën trajtim të vecantë financiar për Albert 100 mijë lekë, Aleks Çupi po ashtu, Albert Lala 100 mijë lekë, Denisa Greku 100 mijë lekë në muaj, Marjana Rexhepi 100 mijë lekë të reja në muaj, Femi Vata 100 mijë lekë të reja në muaj, Pranvera Qato dhe më pas trajtim plus pensionit prej 60 mijë lekë në muaj për ata që janë më të moshuarit në këto familje të shpartalluara nga tërmeti, që duhet t’u qëndrojmë pranë jo vetëm me ndihmë financiare, por edhe morale. Mbrëmë kemi filluar sistemimin e tyre në shtëpi të reja, për të cilat familjet duhet të përfundojë brenda 15 dhjetorit maksimumi. Falenderoj Danjën që po kujdeset personalisht për sistemimin e tyre”, tha ai.

Mbledhja e pestë e jashtëzakonshme e qeverisë – Për lajme të tjera klikoni në www.shqiptarja.com

Mbledhja e pestë e jashtëzakonshme e qeverisë – Për lajme të tjera klikoni në www.shqiptarja.com

Posted by Shqiptarja.com on Sunday, December 1, 2019

Postime të ngjajshme
Lajme

1 rast i ri me COVID 19, IKSHP s’tregon nga cila komunë është i infektuari

Lajme

Kurti i emëron Nenad Rashiqin dhe Aleksandar Stankoviqin keshilltarë politikë

Lajme

Banorët e Dumnicës mbushin rrugët për të portestuar, kërkojnë të dalin nga karantina

Lajme

Detaje rreth gjendjes shëndetësore të foshnjës me koronavirus në Kamenicë