Sport

Edhe pse i kishte të shkruara, De Gea nuk arriti të priste asnjë nga 11 penalltitë e futbollistëve kundërshtarë

David de Gea mund të cilësohet si fajtori kryesor për humbjen e penalltive në finalen e Ligës së Evropës të Manchester United ndaj Villarrealit?

Djajtë e Kuq humbën mundësinë për të fituar trofeun e dytë më të vlefshëm për klube europiane, pasi u mposhten në finale nga “Nëndetësja e Verdhë”.
Loja e rregullt u mbyll me rezultat 1-1, ashtu sikurse edhe dy vazhdimet nga 15 minuta, ndërsa fituesi u përcaktua vetëm nga trileri i penalltive.

 

21 penallti radhazi u shënuan nga të dyja skuadrat, ndërsa vetëm e 22-ta u humb nga portieri De Gea dhe Villarreali u shpall në fund fitues.

Portieri spanjoll nuk arriti të mbrojë asnjë nga 11 penalltitë e Villarrealit – përfshirë një nga portieri tjetër Geronimo Rulli, ndërsa më pas humbi goditjen e tij për të dhënë fitoren e skuadrës së Unai Emery.

Dështimet e De Geas nuk ishin për shkak të mungesës së kërkimit. Kjo pasi shënimet e tij mbi penalltitë e Villarrealit u zbuluan nga gazetari Angelo Mangiante pas ndeshjes.

De Gea kishte shënime për secilin lojtarë kundërshtar, por dështoi të pres ndonjëherë nga goditjet dhe tashmë ka përfunduar në shenjën e kritikave nga i gjithë spektri futbollistik.

 

Postime të ngjajshme
Sport

A ia lejon ligji italian Eriksenit të luaj përsëri për Interin?

Sport

Visoka tregon pse e zgjodhi Ferizajin dhe ka një premtim për “Ujqërit”

Sport

Mourinho me deklaratë prekëse pë Eriksen

Sport

Skandaloze: Serbo-austrikau e shanë me nënë futbollistin shqiptar të Maqedonisë