Sport

Edhe një tjetër skuadër e madhe dëshiron shërbimet e Vedat Muriqit

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Sulmuesi kosovar është bërë objektiv i shumë klubeve evropiane falë formës së shkëlqyeshme nëpër të cilën po kalon me Fenerbahçen dhe Përfaqësuesen e Kosovës

Vedat Muriqi është futbollisti më i përfolur shqiptar i këtij viti.

Sulmuesi kosovar po shkëlqen në fanellën e Fenerbahçes dhe me Përfaqësuesen e Kosovës, prandaj interesimi i klubeve të ndryshme evropiane për të është i madh.

I fundit që është futur në garë për futbollistin prizrenas është Napoli.

Madje, drejtuesit e Napolit thuhet se janë takuar me përfaqësuesit e futbollistit për ta diskutuar një transferim eventual të përfaqësuesit kosovar në klubin italian.

Fenerbahçe nuk po planifikon ta shesë Vedatin, por një ofertë e majme prej 25-30 milionë eurosh mund ta ndryshojë skenarin.

Muriqi është bërë objektiv i klubeve angleze, Tottenham e Manchester United, por atë e pëlqejnë edhe Atletico Madridi në Spanjë, por edhe Interi e Lazio në Itali.

Muriqi i kishte realizuar 17 gola sezonin e kaluar për Rizesporin, kurse këtë verë iu bashkua gjigantit nga Stambolli, me të cilin i ka zhvilluar 8 ndeshje duke realizuar 4 gola dhe duke e dhuruar një asistim.

25 vjeçari bëri paraqitje mbresëlënëse edhe me Përfaqësuesen e Kosovës, me të cilën shënoi tre gola në tri ndeshje të zhvilluara në muajt shtator e tetor, ndaj Republikës Çeke, Anglisë dhe Malit të Zi.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv