Sport

Edhe një tjetër largim nga Barcelona

Barcelona ka vendosur që të mos ia rinovojnë kontratën Ilaix Moribas.

Pas largimit të Messit nga Barcelona, nga “fshesa” e Laportas nuk ishte imun as i riu Ilaix Moriba.

Moriba nuk kishte pranuar që ta rinovojë kontratën pa iu rritur paga, ndërsa ky veprim kishte revoltuar drejtuesit “katalanas” të cilët i kishin ndërprerë negociatat me të, transmeton lajmi.net.

Kjo kishte bërë që negociatat të ndaleshin, mirëpo pas disa kohësh ende pritej të arrihej një marrëveshje.

Por, sipas lajmeve nga Spanja, tani Barcelona ka vendosur që të mos ia rinovojë kontratën Moribas dhe është e hapur të dëgjojë ofertat për të.

Moriba është largimi dytë pas largimit “bombastik” të Lionel Messit.

Postime të ngjajshme
LajmeSport

Joshua - Usyk, këtu mund ta shikoni "LIVE" meçin!

LajmeSport

Momenti kur Florian Marku shpallet kampion

LajmeSport

FLORIAN MARKU TRIUMFON PËRBALLË BOKSIERIT UKRAINAS NË LONDËR

LajmeSport

Mbyllet rundi i pestë në ndeshjen Marku – Prodan, këto janë disa nga lëvizjet e menqura të boksierit shqiptar