
Pas Edon Zeqirit të Llapit, fund beqarisë i ka dhënë edhe një tjetër futbollist i Superligës.
Bëhet fjalë për mesfushorin e Trepçës ’89, Kreshnik Nebihun i cili sot dha lajmin e madh, shkruan Gazeta Olle.
Nebihu që më parë ka luajtur edhe për Gjilanin, Vushtrrinë, Hajvalinë dhe skuadra të tjera ka ripostuar në instagram fotografinë e postuar nga tashmë gruaja e tij që tregon edhe qastin kur futbollisti i propozoi për martesë.