Sport

Edhe një skuadër tjetër e Ligës së Parë do të udhëtojë drejt Turqisë

Dukagjini i Klinës është paraqitur në mënyrën më të mirë të mundshme në stinorin vjeshtor në Ligën e Parë.

Skuadra nga Klina garon në grupin A, derisa stinorin vjeshtor e mbylli si lider me 26 pikë pas 14 ndeshjeve të zhvilluara.

Për ta mbajtur këtë ritëm, Dukagjini do ta zhvillojë një fazë përgatitore siç i ka hije një lideri.

Skuadra që drejtohet nga Armend Dallku do të përgatitet në Antalia të Turqisë këtë muaj.

Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori i klubit, Fabian Veseli për “Zeri.info”.

“Do të përgatitemi në Antalia të Turqisë këtë muaj. Atje do të qëndrojmë dhjetë ditë”, ka deklaruar Fabian Veseli.

Përveç Dukagjinit, në Ligën e Parë, edhe skuadra e Malishevës do të përgatitet në Turqi.

Postime të ngjajshme
Sport

Ish-futbollisti i Dritës dhe Gjilani në stërvitje te Ballkani, por klubi ende nuk e ka zyrtarizuar

Sport

Dana White pas bisedës me Khabibin tregon nëse do të rikthehet në UFC

Sport

Ish-mbrojtësi i Kosovës shfaqet në përgatitje me Gjilanin, por klubi ende nuk e ka zyrtarizuar

Sport

Dallku dhe Dautaj i bashkohen Gjilanit në Durrës, futbollistët mund të ‘firmosin’ gjatë ditëve në vazhdim