Lajme

Edhe ky politikan i njohur i hyn garës për të parin e Prizrenit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate dega në Prizren, Zafir Berisha, ka bërë të ditur se do të jetë kandidat për kryetar të Prizrenit në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë, shkruan Gazeta Metro.

Në një prononcim për Gazeta Metron, Zafir Berisha e ka konfirmuar kandidimin për të parin e Prizrenit, derisa ka bërë të ditur se ka filluar edhe përgatitjet.

“Është e vërtetë që do të kandidojë për kryetar të Prizrenit, tani kam filluar përgatitjet duke identifiku ekipin i cili do të garojë për Kuvendin Komunal dhe ata që munden me qenë ekzekutivi pas zgjedhje”, ka thënë Berisha për Metron.

Tutje ai ka shtuar se është i bindur se do të ofrojë alternativë ndryshe nga partitë e tjera në këtë komunë.

“Jam duke përgatit alternativën për Prizrenin në aspektin kadrovik dhe programor”, ka thënë në fund Berisha për Metron.

Deri më tani kandidaturën për kryetar të Prizrenit nga partitë tjera e kanë konfirmuar Drita Millaku dhe Mytaher Haskuka nga Vetëvendosje (VV), derisa njëri nga ta do të kandidohet nga partia.

Ndërkaq në media së fundi nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), është përmendur edhe Shaqir Totaj si kandidat për kryetar në këtë komunë.

Postime të ngjajshme
Lajme

Këto janë lolkacionet ku mund ta merrni vaksinën anti-Covid

Lajme

Kjo është gjendja në sallën “1 Tetori” sot

Lajme

E quajtën idiot, reagon sërish i riu që u pa me pankartën në marshin për Palestinën

Lajme

Milaim Zeka: Tomë Gashi e rrah gruan e tij