Lajme

Edhe kjo Komunë futet në zonën e kuqe

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi ka njoftuar se sapo kanë pranuar vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë se kjo komunë ndodhet në zonën e kuqe të masave të reja anti-COVID.

Gashi përmes një postimi në “Facebook”, ju ka bërë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat e marra nga qeveria.

“Sapo kemi pranuar vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë, në të cilin Obiliqi ndodhet në zonën e kuqe të masave të reja antiCovid-19, me këtë rast ju bëjë thirrje të gjithë qytetarëve, që të respektojnë të gjitha vendimet e dalura nga institucionet e nivelit qendror, ndërsa ne, si shtab emergjent komunal në koordinim me gjithë akterët dhe në bashkëpunim me qytetarët do të zbatojmë këto masa në funksion të parandalimit të përhapjes se virusit Covid-19”, tha ai./Zëri

Postimi i plotë i tij:

Të nderuar qytetarë,

Sapo kemi pranuar vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë, në të cilin Obiliqi ndodhet në zonën e kuqe të masave të reja antiCovid-19, me këtë rast ju bëjë thirrje të gjithë qytetarëve, që të respektojnë të gjitha vendimet e dalura nga institucionet e nivelit qendror, ndërsa ne, si shtab emergjent komunal në koordinim me gjithë akterët dhe në bashkëpunim me qytetarët do të zbatojmë këto masa në funksion të parandalimit të përhapjes se virusit Covid-19.

Çdo javë, IKSHPK-ja dhe MSH-ja, do të vlerësojnë situatën epidemiologjike dhe numrin e të infektuareve nëpër komuna dhe kategorizimin e tyre në zonat e rrezikshmërise së përhapjes së infeksionit, andaj duke respektuar masat, komuna e jonë do të mund të ri-kategorizohet në zonat e tjera, luteni që të përmbaheni masave duke mbrojtur shëndetin tuaj, familjes dhe gjithë qytetit!

Masat për këtë kategori janë:
-Ndalohet lëvizja e qytetarëve jashtë shtëpive/banesave të tyre pas orës 19:00 e deri në orën 05:00, përveç për nevoja emergjente dhe shëndetësore, duke përjashtuar nga kjo masë personelit shëndetësor, të sigurisë, drejtësisë dhe të ngjashme;
-Ndalohen hyrje-daljet e qytetarëve dhe automjeteve në territorin e komunës përkatëse nga ora 19:00 deri në orën 05:00, përveç:
-Personelit shëndetësor, personelit të sigurisë, drejtësisë dhe studentëve; -Qytetarëve për nevoja emergjente; 25.2.3. Operatorëve që kryejnë punë publike;
-Ndalohet veprimtaria e gastronomisë nga ora 19:00 deri në orën 05:00;
-Institucionet publike dhe private punojnë vetëm me stafin esencial, i cili staf përcaktohet me vendim të secilit institucion në veçanti;
-Transporti publik lejohet të punojë me 50% të kapaciteteve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;
-Taksitë lejohen të punojnë me vetëm një (1) pasagjer prapa ose tre (3) nëse janë anëtarë të familjes;
-Lejohen pjesërisht aktivitetet kulturore të institucioneve vartëse të MKRS dhe komunave (teatrot, bibliotekat, filarmonia, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe dhe të ngjashme), duke shfrytëzuar vetëm 30% të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitet (si në shfaqje ashtu edhe në ushtrime), duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19″; -Lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura; stërvitjet dhe garat mund të organizohen në sportet individuale; gjatë stërvitjeve në hapësirat e mbyllura mund të marrin pjesë deri në 20 persona, ndërsa gjatë garave mund të marrin pjesë deri në 50 persona bazuar në protokolle dhe udhëzime vendore dhe ndërkombëtare sportive, si dhe duke u bazuar në “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID- 19″;
-Lejohen fitneset dhe pishinat e mbyllura për aktivitete individuale rekreative duke shfrytëzuar vetëm 40% të hapësirave/sipërfaqeve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19″.

RriNShpi

MbrojeVeten #MbrojeFamiljen #MbrojeQytetin

Xhafer Gashi

Postime të ngjajshme
Lajme

Avdullah Hoti telefonon Vjosa Osmanin, jep një paralajmërim

Lajme

OBSH’ja paralajmëron për valën e tretë të koronavirusit

Lajme

Nxehen nga Nisma e “sulmojnë” Vjosa Osmanin

Lajme

Skandaloze: Zyrtari i MTI-së keqpërdor pagesën e licensave, u kërkon ryshfet kompanive