Sport

Edhe Dua Lipa “shpërtheu” në festë pas kualifikimit të Anglisë në finale

Anglia ka arritur që me mjaft vështirësi të kualifikohet në finalen e madhe të Kampionatit Evropian “Euro 2020”.

Në gjysmëfinalen e djeshme dramatike, “Tre Luanët” kanë arritur ta mposhtin Danimarkën vetëm pas vazhdimeve,.

Ndeshja që u zhvillua në “Wembley”, i takoi Anglisë me rezultat të ngushtë, 2:1.

Kualifikimit të Anglisë i janë gëzuar emra të shumtë, ndër ta edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e cila jeton dhe vepron në Angli.

Dua tregoi se e ndoqi me miqtë e saj ndeshjen e mbrëmshme, teksa ishte veshur enkas me ngjyrat e flamurit anglez dhe kishte vizatuar simbolin e flamurit në të dy faqet e saj.

Në fotografitë e publikuara në Instagram, Lipa dukej shumë e buzëqeshur dhe në disponim teksa së bashku me miqtë e saj ndiqnin ndeshjen.

“Po vjen në shtëpi”, shkroi këngëtarja shqiptare në mbishkrimin e këtyre fotografive, duke iu referuar sloganit të famshëm të britanikëve për rikthimin e trofeut të futbollit në Mbretërinë e Bashkuar – aty edhe nga ku ka lindur ky sport.

Postime të ngjajshme
Sport

Zyrtare: Futbollisti shqiptar largohet nga Prishtina

Sport

Muriqi flet rreth së ardhmes së tij

Sport

Napoli hedh ne gjyq Elseid Hysajn, kjo është arsyeja

Sport

“Dritoni i gjithanshëm”, shkrimi i parë në gazetë për Driton Kukën nga shoqja e shkollës