
Gjigandët e futbollit gjerman dhe jo vetëm, Bayern Munich kanë triumfuar mbrëmjen e sontme në finalen e Kupës së Botës për klube ndaj Tigres, shkruan “Zeri.info”.
“Bavarezëve” iu ka mjaftuar goli i francezit, Benjamin Pavard në minutën e 59-të për t’u stolisur me trofeun e Kupës së Botës për klube.
Ky ishte trofeu i gjashtë i Bayernit nën drejtimin e trajnerit, Hansi Flick.
Një fakt shumë interesant ka të bëjë me trajnerin, Hansi Flick që ka regjistruar trofeun e gjashtë me klubin gjerman.
Ai tashmë ka 58 fitore, pesë barazime dhe pesë humbje, kësisoj ai tashmë ka më shumë trofe të fituar sesa humbje me skuadrën e tij.