Sport

E zbulon Morina: Kryeziu dhe Avdulli në radarin e klubeve nga Zvicra, Turqia dhe Belgjika

Trajneri i Arbërisë, Arbnor Morina, ka konfirmuar se disa klube jashtë Kosovës kanë bërë oferta për Almir Kryeziun dhe Qlirim Avdullin, shkruan Zeri.info.

57 vjeçari ishte i ftuar në emisionin sportiv, ‘Sporti Total’, ku bëri të ditur se dy futbollistët e skuadrës që ai drejton, tashmë kanë joshur edhe klubet evropiane.

“Ka oferta nga jashtë për ta [Almir Kryeziun dhe Qlirim Avdullin]. Nga klubet zvicerane, turke dhe belge. Klubi do t’i shqyrtoj dhe do të vendos në atë që do jetë më e mirë dhe më e favorshme si për skuadrën, ashtu edhe për futbollistët” – ka deklaruar Morina.

Ndryshe, Arbëria stinorin vjeshtor e mbylli në pozitën e gjashtë me 21 pikë, teksa vlen të theksohet se për klubin nga Dobraja e Lipjanit është hera e parë që bën gara në elitën e futbollit kosovar.

Postime të ngjajshme
Sport

Ndeshjet e javës së 16-të në Grupin B të Ligës së Parë, Flamurtari - Ferizaj ndeshja kryesore

Sport

Llapi thumbon Ballkanin para përballjes në kampionat

Sport

Luhet në tri ditë të ndryshme, orari i xhiros së 22-të në Superligë

Sport

Munishi tregon se pse Prishtina e mposhti Dritën