Sport

E zbulon Federata e Futbollit të Bosnjës: Kjo është arsyeja pse nuk luajnë me Kosovën

Para disa ditësh, Radio Evropa e Lirë raportoi se Bosnja e Hercegovina dhe Serbia, sipas sekretarit të përgjithshëm të FFK-së, Eroll Salihut, kishin kërkuar që të mos luajnë kundër Kosovës.

Ai tha se kjo do të ndodhë deri në finale të Kampionatit Evropian, kur përballjet nuk mund të shmangen, por që ndeshjet do të zhvilloheshin në terrene neutrale.

Ndërkaq, “Radiosarajevo” ka kontaktuar me krerët e Federatës boshnjake të Futbollit, të cilët ishin në Nyon të Zvicrës, ku u mbajt shorti i plejofit të Ligës së Kombeve të UEFA-s

“Kur Kosova u pranua në UEFA, menjëherë është marrë vendimi që edhe Bosnja e Hercegovina të futet në vendet ku rreziku i sigurisë do të ishte shumë i madh nëse do të luanin në të njëjtin grup të kualifikimeve me Kosovën. Këto arsye kanë qenë për grupet e kualifikimeve, por kështu ka mbetur edhe për aktivitetet tjera, e kështu edhe për Kampionatin Evropian”, kanë thënë nga Federata boshnjake, transmeton Koha.net.

Nga kjo Federatë kanë thënë se UEFA këto kritere nuk i ka marrë për shkak se Bosnja e Serbia nuk e njohin Kosovën.

“Arsyeja është e qartë – siguria”, kanë shtuar nga kjo federatë, duke mos dashur të japin detaje tjera në lidhje me deklaratën e Salihut.

REL-i raportoi të mërkurën se Kombëtarja dhe ekipet e Kosovës në futboll, në kuadër të garave kualifikuese në ligat evropiane, por edhe kualifikimet për kampionatet evropiane, nuk do të mund të zhvillojnë ndeshje si nikoqir apo mysafir ndaj Serbisë, Bosnjë e Hercegovinës dhe Rusisë.

Sipas zyrtarëve të FFK-së, ky është vendim i Federatës Evropiane të Futbollit – UEFA dhe ai është i vlefshëm, përveç në rastet kur përfaqësueset e këtyre vendeve ose ekipet e tyre arrijnë në fazën eliminatore ose finale të ndonjë gare apo kampionati.

Postime të ngjajshme
Sport

Tani edhe në xhirim të ngadalësuar, shikoni edhe një herë momentin kur Wilder e nokautoi Ortizin

Sport

Wilder befason të gjithë: Pasi nokautoi Ortizin i lyp fer këtij boksieri

Sport

Ja kur zhvillohet turniri i festës së flamurit i organizuar nga Liga e Veteranëve

Sport

Shaqiri vendos për të ardhmen e tij