Sport

E zbulojnë nga Spanja, klubi i La Liga-s interesohet për futbollistin e kombëtares

Pritshmëritë për Marash Kumbullën te Roma ishin të larta, veçanërisht pas ardhjes në krye të trajnerit Jose Mourinho, i cili di si të marrë më të mirën prej futbollistëve të tij.

Mirëpo, aventura e mbrojtësit të kombëtares nën urdhrat e portugezit nuk ka shkuar sipas parashikimeve dhe 21-vjeçari pjesën më të madhe të këtij sezoni e ka kaluar në stol, ndërsa edhe kur është aktivizuar nuk ka lënë shije të mirë.

Ndaj, një opsion për të nxjerrë edhe njëherë në pah versionin më të mirë të Kumbullës si në kohën kur aktivizohej te Verona është transferimi në një tjetër klub në janar. Mundësia më optimale duket se është Sevilla, teksa drejtori sportiv i andaluzianëve, Monchi është gati të nisë bisedimet me Romën.

Një transferim në një kampionat prestigjioz si La Liga do të bënte që Kumbulla të kishte sërish qendrën e vëmendjes, megjithatë mbetet për t’u parë sa do të konkretizohet një lëvizje e tillë duke qenë se synimi i spanjollëve është ta marrin Kumbullën duke shpenzuar minimalisht. Dhe, në këtë aspekt, Roma nuk do ta hapë lehtësisht rrugën duke qenë se për shqiptarin kanë shpenzuar plot 26.5 milionë euro.

Related posts
Sport

Këto janë skuadrat e kualifikuara në raundin eliminues në Ligën e Kampionëve

Sport

Barcelona nuk ia del në “Allianz Arena”, mposhtet nga Barcelona

Sport

Futbollisti i Dritës pritet të operohet, luajti 60 minuta me dorë të thyer ndaj Prishtinës

Sport

Barcelona pëson edhe golin e tretë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *