Show Bizz

E vërteta që kurrë nuk e kuptuat për rrahjen e Adelines me Leonoren

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kjo temë është shndërruar në një si “legjendë urbane”. Sot, kur rrëfehet, disa më të rinjë në moshë, pandehin se është trillim, se nuk ka ndodhur vërtet.

Në fakt, nuk kanë faj, sepse bëhet fjalë për një histori të para shumë vitesh. Si mund të mendohet që në kohën e halleve të Kosovës së pas luftës, dy këngëtare të afirmuara, që ndër tjerash “shisnin” patriotizëm me vargje e origjinë, të ziheshin keq mes vete?

Ca thonë që gjithçka ndodhi për një fustan, ca për një fjalë, ngritje zëri a ofendim pa takt. Një është e vërteta: Ky është skandali që e tronditi Kosovën asaj kohe, madje më shumë se çdo zhvillim politik. Forca e skandalit ishte si bomba e Hiroshimes, shkruan “Kosovarja”.

Në një mbrëmje dhjetori teksa po mbaheshin xhirimet festive të organizuara nga Naim Krasniqi, në prapaskenë po ndodhte shamata: Adelina e Leonora po ziheshin, po ofendoheshin dhe në fund, po rriheshin.

Ndoshta nuk e dinit, por policia kishte ndërprerë për disa orë xhirimet, se Adelina Ismaili ishte shoqëruar për në stacion policior, ndërkaq Leonora kishte përfunduar në spital.

Xhirimet festive të “RTV 21” kishin vazhduar, por pa Leonoren, ndërkohë që Adelina ishte rikthyer, duke i dhënë sukses të jashtëzakonshëm projektit të vitit të ri, shkruan “Kosovarja”.

Dy yjet e pa diskutueshme të muzikës, vazhdojnë ti kenë raportet e ngrira dhe kohë pas kohe të hedhin në ajër kunja ndaj njëra tjetrës.

Ja panë hajrin apo sherrin zënkes Adelina e Leonora? Ndërkohë që kjo e fundit ka zgjedhur heshtjen, Adelina Ismaili disa herë ka deklauar se për këtë gjë, ndërë vite ëshë përballur me gjera të pa këndshme.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Show Bizz

Lansimi i albumit\ Noizy përgatit një surprizë të madhe, ka një kërkesë për fansat

Show Bizz

“Kam gabuar si dreqi, boll durova”, Kiara vazhdon të shpërfaqë sjellje të çuditshme në BBVA

Show Bizz

Dy të famshmet krishtere shqiptare që po agjërojnë Ramazanin: Më fal qetësi dhe kënaqësi shpirtërore

Show Bizz

Sot njëri prej personazheve më të dashur për shqiptarët, a e njihni vogëlushin në foto