
“Gjilani po bëhet klub i madh. Gjilani nuk ka rënë nga liga afro 4-5 vitet e fundit, ndërsa më herët kishte batica dhe zbatica”, kështu e analizon Arbnor Morina klubin në të cilin punoi për gati tri vitesh.
Trajneri kryeqytetas i cili aktualisht është i papunë i ka bërë disa deklarata interesante në emisionin “90 plus” në “Zëri TV”, transmeton Gazetasheshi.com.
“Kjo skuadër e Gjilanit dita ditës po bëhet më e madhe”.
“Kur isha unë ishin transferet më të limitume ndërsa tashmë janë transferet e mëdha, por që rezultati i fundit ishte zhgënjyese”, ka thënë Morina.