Sport

E shtune e rezervuar me super-sfida në top ligat evropiane

Gjatë ditës së sotme rikthehen në aksion disa prej top kampionateve kryesore në Evropë.

Në Premierligë nis sot java e gjashtë, teksa do të zhvillohen shtatë ndeshje, shkruan FrontOnline.

Vëmendja kryesore padyshim se do të jetë në “Stamford Bridge”, aty ku do të zhvillohet derbi Chelsea – Manchester City.

Në Serie A do të zhvillohen tri ndeshje në kuadër të javës së gjashtë, teksa në fokus është ndeshja mes Interit dhe Atalantas.

Në La Liga vëmendja do të jetë në “Santiago Bernabeu”, në ndeshjen Real Madrid – Villarreal. Në kampionatin spanjoll zhvillohet java e shtatë.

Në Bundesliga vazhdon java e gjashtë, ku sot veçohet përballja Borussia Monchengladbach – Borussia Dortmund.

Ndërkaq, në Ligën 1 do të zhvillohet java e tetë dhe në program për sot janë katër ndeshje, me vëmendjen që pritet të jetë në takimet e Lyonit dhe Paris Saint-Germainit.

Postime të ngjajshme
Sport

Ndeshje tejet interesante zhvillohen në xhiron e 10-të të Ligës së Parë, këto janë delegimet e plota të gjyqtarëve

Sport

Delegohen gjyqtarët për xhiron e 11-të në Superligën e Kosovës

Sport

Newcastle kërkon futbollistin e Barcelonës, i ofron 15 milionë euro në sezon

Sport

U turpëruan 6-1 nga Bodo/Glimt, Jose Mourinho shpërthen ndaj lojtarëve të tij