Sport

E shtuna sportive: Yjet e Kosovës në aksion me klubet e tyre

Si çdo vikend tjetër edhe në këtë që kemi hyrë do të zhvillohen shumë ndeshje në futboll në kampionatet e ndryshme

Futbollistët e Kombëtares së Kosovës do të rikthehen në aksion me skuadrat e tyre, shkruan Reporteri.net

Në Serie A, Lazio i Valon Berishës luan me fillim nga ora 15:00 ndaj Sampdorias, ndërsa Torino e Ujkanit përballet me Sassuolon nga ora 18:00.

Në Bundesligë, Miloti rikthehet në aksion me Werderin që luan në udhëtim te Dusseldorfi, ndërkaq Rexhbecaj me Kolnin e tij përballet me Wolfsburgun, klub nga i cili është i huazuar.

Në Angli, saktësisht në Championship do të luajnë Hadërgjonaj, Nuhiu e Celina me skuadrat e tyre, Huddersfield, Sheffield Wednesday dhe Swansea.

Vedat Muriqi luan me Fenerbahcen sot me fillim nga ora 18:00, në udhëtim te Gazientep.

Edhe Heerenveeni i Ibrahim Dreshajt do të luajë sonte me fillim nga ora 19:45, në një ndeshje të vështirë kundër Feyenoordit.

Postime të ngjajshme
Sport

“Lufta” mes Giroud dhe Benzema, Griezmann mban anën e këtij lojtari

Sport

Liverpooli merr këtë vendim për Xherdan Shaqirin

Sport

Ish-futbollisti i Kombëtares së Kosovës dëshiron ta përfundojë karrierën te Prishtina

Sport

Ismet Munishi tregon se si e aktivizoi Milot Rashicën ende pa i mbushur 16 vjet