Lajme

E shkarkuan bordin e RTK’së, vjen reagimi nga drejtori i televizionit

Drejtori i përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës, Ngadhënjim Kastrati, ka reaguar pas shkarkimit të bordit të RTK-së nga Kuvendi i Kosovës.

Përmes një postimi në “Facebook”, Kastrati ka thënë se shkarkimi i Bordit të RTK-së është precedent i rrezikshëm për mediumin publik.

“Ajo çfarë ndodhi sot me mënyrën e shkarkimit të anëtarëve të bordit të RTK-së është precedent i rrezikshëm për RTK-në, dhe të ardhmen e mediumit publik. Armend Muja dhe Doarsa Kica e dinë që argumentet e tyre te paraqitura para deputeteve për shkarkimin e Bordit nuk qëndrojnë, por e kanë obligim te kryejnë misionin, dhe kjo është e frikshme për demokracinë! Nesër kush e di çfarë vendimi marrin!”, ka shkruar Kastrati.

Postimi i plotë i tij:

Ajo çfarë ndodhi sot me mënyrën e shkarkimit të anëtarëve të bordit të RTK-së është precedent i rrezikshëm për RTK-në, dhe të ardhmen e mediumit publik.

Armend Muja dhe Doarsa Kica e dinë që argumentet e tyre te paraqitura para deputeteve për shkarkimin e Bordit nuk qëndrojnë, por e kanë obligim te kryejnë misionin, dhe kjo është e frikshme për demokracinë! Nesër kush e di çfarë vendimi marrin!

Por një gjë është e sigurtë që:

Auditim ka pasur në RTK
Raporti 2020, i performancës dhe ai financiar është publik dhe është një nga raportet me notat më të mira nga auditori i pavarur.
Për profesionalizmin e disa anëtarëve të Bordit flasin CV-të dhe përvoja e tyre dhe zgjedhja e tyre nga Kuvendi.
Unë do të jem falënderues për bashkëpunimin që kemi pasur me këtë Bord, pavarësisht tentimeve të politikes për ta komprometuar RTK-në nëpërmjet fabrikimeve dhe inskenimeve të situatave.

Përgjegjësi para publikut dhe ligjit, PO!

Nënshtrim dhe përulje JO!

Postime të ngjajshme
Lajme

KEDS njofton për zonat që do të kenë mungesë të energjisë elektrike

Lajme

Valon Syla i lidh përgjimet me Xhelal Sveçlën e Haki Abazin

Lajme

Sindikata e Zjarrfikësve letër kryeministrit, ka disa kërkesa

Lajme

Rrufeja godet dasmorët, së paku 17 të vdekur