
Në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, një person ka raportuar se është rrëmbyer nga dy të panjohur, shkruan Gazeta Metro.
Pas rrëmbimit ai është dërguar në një mal të një fshati të Prishtinës ku e kanë rrahur dhe i kanë grabitur një zinxhir ari.
Po ashtu ai është rrahur nga të dyshuarit pasi ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se, dy persona të dyshuar nën kanosjen e armës, e kanë futur me dhunë në veturë dhe e kanë dërguar në një fshat (në Regjionin e Prishtinës) ku e kanë rrahur dhe i kanë grabitur një zinxhir ari. Viktima për shkak të lëndimeve është dërguar për tretman mjekësor QKUK, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. Lidhur me ngjarjen është informuar edhe prokurori”, thuhet në raportin e policisë.//gazetametro.net