Lajme

E rëndë: Vdesin nënë e bir si pasojë e infektimit me Covid-19

Nënë dhe bir nga Zhegra e Gjilanit kanë vdekur mbrëmjen e sotme si pasojë e infektimit me Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Lufti Haziri në emision Prime time në Kanal 10

“Fatkeqësisht sonte u njoftova se dy anëtarë të familjes Arifi nga Zhegra kanë vdekur, janë nënë e djalë. Kanë vdekur sonte në mbrëmje dhe kjo e rëndon shumë situatën”, tha ai, shkruan Reporteri.net.

Ai ka thënë se ky është një lajm shumë i rëndë. Haziri ka theksuar se deri tani në Gjilan nga ky virus kanë vdekur 180 persona.

Haziri ka bërë të ditur se aktualisht në komunën e Gjilanit janë gati 900 raste aktive.

Postime të ngjajshme
Lajme

Bie bora e parë në Kosovë

Lajme

Shaqir Totaj i PDK-së tregon pse i hyri garës për kryetar të Prizrenit

Lajme

Shpend Ahmeti dërgon një mesazh gjatë transmetimit direkt për Bedri Hamzën

Lajme

Vitia e Zemaj përplasen për menaxhimin e pandemisë