Lajme

E rëndë: Vdes 5-vjeçari nga Drenasi, dyshohet se dritarja ra mbi të

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Drenas pasi një fëmijë 5 vjeçar është sjellur pa shenja jete në QKFM-në e këtij qyteti, mbrëmë rreth orës 21:00.

Lajmin e ka konfirmuar Agron Borovci nga Policia e Kosovës për Reporteri.net.

Siç njofton Policia, nga një hetim preliminar është ngritur versioni i hetimit se ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Iliaz Kodra’ në Drenas, me ç’ rast viktima ishte goditur nga një dritare që kishte rënë mbi të, porse kishte qenë fatale për jetën e tij.

“Rasti është raportuar më datë 10.07.2021, rreth orës 21:00. Nga Informatat e para është kuptuar se një fëmijë 5 vjeçar është sjellë pa shenja jete në QKMF -në Drenas. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe prokurori i shtetit dhe nga një hetim preliminar është ngritur versioni i hetimit se ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Iliaz Kodra’ në Drenas, me ç’ rast viktima ishte goditur nga një dritare që kishte rënë mbi të, porse kishte qenë fatale për jetën e tij“, njoton Policia.

Postime të ngjajshme
LajmeShow Bizz

Lola Haradinaj tregon se si hoqi dorë nga muzika dhe arsyeja ishte Dauti

Lajme

Italia me masa të reja anti-COVID, kufizime për qytetarët që udhëtojnë në këtë shtet

Lajme

Paralajmërohet rreziku për zjarre në 10 qytetet e Shqipërisë

Lajme

Pamje si helikopteri ndihmon në shuarjen e zjarrit që kaploi malet në Rugovë