Lajme

E rëndë: Burri vret gruan me sëpatë

Policia e Shtetit shqiptar ka bërë të ditur se sot në fshatin Dragostunjë të Librazhdit, në banesë Qemal Bici rreth 56-vjeç, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë me mjet të mprehtë, sëpatë, bashkëshorten e tij Menturie Bici, rreth 53- vjeçe dhe pas aktit të rëndë autori ka varur veten.

Në momentin e krimit fëmijët nuk kanë qenë të pranishëm, por më pas ata kur kanë ardhur në banesë e kanë gjetur nënën të vrarë dhe më pas babanë të varur te pema.

Qemal Bici njihej nga fqinjët si problematik, i alkoolizuar dhe që jo pak herë shkaktonte dhunë ndaj gruas së tij. Çifti ka katër fëmijë të gjithë të rritur.

Kjo ngjarje e rëndë pason atë të Shkodrës ku vëllai vrau motrën, si dhe ngjarjen që tronditi Tiranën, ku u vra Kudret Salia nga ish-vjehrri./tch

Postime të ngjajshme
Lajme

Moti për dy ditët në vijim

Lajme

Jo vetëm në Mal të Zi, këto janë shtetet ku Kosova llogarit se ka prona

Lajme

Agim Veliu dorëzon ankesë ndaj vendimit të Lumir Abdixhikut

Lajme

Mërgimtari: Sa herë vij këtu më duket se kam ardhur në Xhungël