Lajme

E pëson një fëmijë nga gazlotsjellësi i lëshuar në koncertin e Bregoviqit

Një fëmijë e ka pësuar nga gazlotsjellësi i lëshuar në koncertin e këngëtarit serb Goran Bregoviq, që po mbahet në natën e fundit të Festës së Birrës në Korçë.

Gazeta Express ka siguruar video nga vendi i ngjarjes, ku shihet një vajzë duke mbajtur sytë në afërsi të vendit ku u lokalizua gazlotsjellësi.

Ndonëse nuk është marrë vesh për gjendjen shëndetësore të saj, Express mëson se policia ka arritur ta kapë autorin e veprës.

Koncerti i Bregoviqit po vazhdon pavarësisht incidenteve, çmimi për të cilin për ta dëgjuar në Korçë ka kushtuar 8 euro.

Këngëtari serb është kundërshtuar zëshëm si në Kosovë dhe në Shqipëri për mbajtje koncerti, i cili është akuzuar për se këngët e tij nxitën nacionalizmin serb dhe nxitën ushtarët serbë të shkaktojnë masakra në Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinë.

Postime të ngjajshme
Lajme

‘Amerika merr në dorë komplet situatën’

LajmeSport

Joshua - Usyk, këtu mund ta shikoni "LIVE" meçin!

Lajme

U mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, ja për çfarë u diskutua

Lajme

Tragjike: Vetura del nga rruga dhe bie në lumë, një i vdekur dhe dy të lënduar