
10:05 — KQZ ka numëruar 400 mijë vota tashmë. Vetëvendosje po prin e para me 48.14% të votave. Ndërkohë e dyta është PDK me 18.42% të votave dhe e treta vjen LDK me 13.65% të votave, shkruan Express.
Aktualisht AAK ka 8.08% të votave. Kujtojmë se në zgjedhjet e fundit AAK kishte dalë 11.5%.
Nisma aktualisht ka 2.61% të votave, pamjaftueshëm për ta kaluar pragun.
9:45 — KQZ ka numëruar 350 mijë vota tashmë. Vetëvendosje po prin e para me 48.04% të votave. Ndërkohë e dyta është PDK me 18.36% të votave dhe e treta vjen LDK me 13.71% të votave, shkruan Express.