Lajme

E papritur: Tom Gashi i ofron bast Valon Sylës, për këtë çështje

Gazetari Valon Syla dhe avokati Tomë Gashi, kanë debatuar me tone jo të ulë në Pressing, ku temë diskutimi ishte vendimi i qeverisë për vendosjen e reciprocitetit në targat me Serbinë, shkruan Gazeta Metro.

Syla ka debatuar ashpër me avokatin Tomë Gashi që njihet për animin e tij ndaj VV’së, teksa po diskutohej për situatën në veri dhe vendimin për reciprocitetin për targa që po aplikohet tash e një javë në pikat kufitare.

Syla ka insistuar se pas tërheqjes së Policisë Speciale ky vendim nuk do të respektohet nga qytetarët serb dhe do të ketë me shumicë automjete që do të hynë në Kosovë pa respektuar këtë vendim.

Por i këtij mendimi nuk ka qenë Gashi, i cili u ngritë nga kërriga dhe i ofroj ‘bast’ Sylës, se ky vendim për reciprocitet me targat serbe do të respektohet edhe pas largimit dhe tërheqjes së Njësisë Speciale .

“A është e regjistruar kjo? A bën unë dhe ti, prej ditës kur ia kthen bashkësia ndërkombëtare. Me bisht nën shalë Albin Kurti, do të bëjmë storie se në veri targat e veturave do të jenë ende aty”, tha Syla.

“Lidhem me cka të duash”, shtoi Gashi.

“A lidhem që targat e veturave do të mbesin. Lidhem me cka të duash. U lidhëm nga një darkë”, shtoi Syla.

“Do të bëjmë storie pas tërë kësaj dhe do ta shohësh. Sikur me taksën 100%. Jeni mësuar të hani keksa msheft”, përfundoi ai.

Postime të ngjajshme
Lajme

PDK po përgatit padi për qeverinë Kurti

Lajme

Labi jep lajmin e mirë, thotë se Ambasada në Shkup e ka ftuar nënën e vajzës së sëmurë për të shikuar mundësinë e pajisjes me vizë

Lajme

Kaq vite burgim mund të dënohet burri që rrahu brutalisht gruan në market

Lajme

Komandanti i Njësisë Speciale reagon për rrahjen e gruas në Prishtinë