Sport

E papritur: Ronaldo nis bisedimet me këtë klub?

Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Juventusi pas tri viteve të kaluara në Torino.

Sulmuesi portugez është i dëshpëruar me aventurën italiane, pasi nuk e ka arritur qëllimin e tij në këto tri vite për ta fituar Ligën e Kampionëve.

Ky sezon ishte shumë i vështirë për Juventusin, pasi vetëm në xhiron e fundit arriti të siguroj një vend për në Ligën e Kampionëve sezonin e ri.

Ndryshimin në stolin e bardhezinjve mund të bëjnë që Ronaldo të largohet nga verë nga skuadra italiane. E përditshmja spanjolle ‘AS’ ka raportuar se tanimë përfaqësuesit e Ronaldos kanë nisur bisedimet me drejtuesit e PSG-së.

Gjiganti francez dëshiron prej kohësh transferimin e Ronaldos dhe vera e këtij viti duket ideale për tu transferuar portugezi në ‘Parc de Princes’. Vet Ronaldo nuk është ndarë i kënaqur me këtë edicion në Serie A dhe kjo është njëra nga arsyet që mund ta qoj atë në largim nga Torino.

Agjenti i lojtarit, Jorge Mendes ka qenë në Paris ku besohet se është takuar me drejtorin sportiv të PSG-së, brazilianin Leonardo.

36-vjeçari përkundër vështirësive të skuadrës së tij këtë edicion ka zhvilluar 44 ndeshje zyrtare ku ka shënuar 36 gola dhe ka asistuar në katër të tjerë.

Postime të ngjajshme
Sport

Benit Ferizi vazhdon me skuadrën e SC Besiana Internacional

Sport

Rashica në Premierligë, vjen reagimi i Munishit

Sport

Prezantimi i veçantë i Milot Rashicës te Norwichi me flamur të Kosovës

Sport

Zbulohet shuma e transferimit të Rashicës në Premierligë, kjo është shuma që përfiton ish-klubi i tij, Vushtrria