Sport

E papritur: Real Madrid merr këtë vendim rreth Mbappe

Real Madrid ka vendosur t’i largohet bisedimeve për Kylian Mbappe deri në afatin e janarit.

“Los Blancos” e duan francezin si agjent të lirë në verën tjetër dhe mund të nënshkruajnë parakontratë qysh në janar, transmeton lajmi.net.

Real Madrid u refuzua nga PSG verën e kaluar, pavarësisht që Mbappe iu bëri të qartë se nuk qëndron dhe do largohet në verë, duke refuzuar rreth gjashtë propozime.

Sipas El Chiringuito, që kanë vëzhguar nga brenda bordin këto ditë, klubi spanjoll nuk është duke folur më për Mbappe deri në janar.

E tëra është për arsye se Reali është i fokusuar për të fituar trofe këtë sezon dhe deri në janar nuk do hapet çështja ‘Mbappe’, pastaj do mundohen të nënshkruajnë parakontratë në mënyrë që të mos kenë probleme nga klubet e tjera verën e ardhshme.

Postime të ngjajshme
Sport

Reagon Drenica: Çmimin "Ylli i Javës" e meritoi Denisson

Sport

Arrestohet Afrim Tovërlani, raportohet se i dehur kanosi me thikë Shpend Ahmetin

Sport

Mehmet Bogujevci flet në T7, pasi refuzoi ftesën e Serbisë si mysafir nderi në Botërorin e boksit

Sport

Shqipëria pritet t’i bëjë ftesë super mesfushorit nga Kosova