Sport

E papritur, Lirim Kastrati drejtë kalimit te Legia e Varshavës

Legia e Varshavës ka shprehur interesim në momentet e fundit për yllin e Kombëtares së Kosovës, Lirim Kastrati.

Kastrati nuk është pjesë e formacionit bazë të Dinamo Zagreb, andaj është i lidhur me largimin, derisa u kërkua gjatë verës edhe nga Werder Bremen, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, marrëveshja me klubin gjerman nuk u arrit dhe tani kosovarin ndoshta do ta shohim te Legia e Varshavës.

Thuhet se klubi polak ka ofruar huazimin me opsion blerje, gjë që është duke u shqyrtuar nga Dinamo.

Mbetet edhe një ditë derisa afati veror të mbyllet në Poloni.

Postime të ngjajshme
Sport

Shkëlqen Asensio, Real Madridi mposht bindshëm Mallorcën

Sport

Ronaldo kalon Messin si futbollisti më i paguar

Sport

Valon Berisha publikon pamje të rënda të këmbës pas lëndimit

Sport

Lyoni triumfon me përmbysje ndaj Troyes, kjo është nota e Shaqirit pas golit të shënuar