Lajme

E papritur: 1.9 milionë votues në Kosovë, 115 mijë më shumë se në 2017

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Ndonëse duket e papritur, lista me numrin e votuesve në Kosovë ka kaluar 1.9 milionshin.

Sipas Listës Preliminare të Votuesve, sipas ekstraktit të parë të Regjistrit Qendror Civil, lista tregon se janë 1 milion e 972, 466 votues, shkruan Reporteri.net.

Ky numër, krahasuar me zgjedhjet lokale të vitit 2017, përmban 115 mijë e 215 emra më shumë.

“Lista prelminare e votuesve (sipas ekstraktit të parë të Regjistrit Qendror Civil) përmban: 1 milion 972, 466 emra të votuesve. Krahasuar me Listën përfundimtare të votuesve të Zgjedhjeve Lokale të datës 22 tetor 2017, për këto zgjedhje, lista preliminare e votuesve përmban 115,215 emra të votuesve më shumë”, thonë KQZ-ja.

Sidoqoftë, KQZ ka njoftuar se, sipas ekstratit të parë të RQC, nga lista e votuesve janë larguar 33,701 emra, nga ta shumica si të vdekur dhe disa të tjera që kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës.

Duhet theksuar se në këtë numër janë të përfshirë edhe diaspora kosovare që kanë pasaporta shqiptare, e që në zgjedhje marrin pjesë zakonisht një numër simbolik./Reporteri.net

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat