Sport

E pabesueshme, tifozi dëmton heroin e Liverpoolit

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Portieri i Liverpool-it, Adrian, heroi i Superkupës së Europës të fituar kundër Chelsea-t, ka pësuar një dëmtim të pabesueshëm.

Portieri spanjoll, i cili ka marrë vendin e të dëmtuarit Alisson në formacionin titullar të “Të Kuqve”, është në dyshim për ndeshjen e ardhshme te Premier League kundër Southmapton.

Gjithçka për faj të një… tifozi!

Menjëherë pasi ka pritur penalltinë e Abraham, atë që i dhuroi skuadrës së Klopp trofeun, Adrian ka shpërthyer nga gëzimi dhe ka shkuar të festojë bashkë me shokët e skuadrës dhe trajnerin. Problemi ka qenë se në fushë është futur edhe një tifoz, i cili, pasi ka arritur të shmangë forcat e sigurisë, ka shkuar drejt lojtarëve të Liverpool.

I riu, nuk dihet nëse e ka bërë me dashje ose jo, ka shkuar duke rrëshqitur drejt grupit dhe ka goditur pikërisht portierin, i cili është çuar pak më mbrapa.

Megjithatë, kjo ndërhyrje i ka shkaktuar një dëmtim Adrian-it, i cili, siç ka konfirmuar edhe vetë Klopp, është në dyshim për ndeshjen kundër Southampton: “Kavilja e tij është e fryrë për momentin. Është e pabesueshme”, ka thënë trajneri gjerman.

Me Alisson të dëmtuar, në vend të spanjollit mund të luajë portieri i tretë i Live rpool-it, 35-vjeçari Andy Lonergan, i cili nuk ka luajtur asnjë ndeshje në Premier League.

Ku i dihet nëse nuk do të përjetojmë një përrallë tjetër si ajo e Adrian, i cili është marrë nga Klopp në javën e fundit të merkatos pasi kishte mbetur pa ekip dhe është kthyer në heroin e triumfit në Superkupën e Europës.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv